Nga Kreshnik Spahiu
Ndodh dhe kështu, që një kauzë 7 vjeçare të shembet me 7 fjali dhe për 7 minuta.
– PD kundër votës emigrantve,
– PD kundër votimit elektronik,
– PD kundër depolitizimit komisioneve,
– PD kundër heqies koalicioneve,
– PD kundër lëvizjeve të reja,
– PD kundër uljes pragut 5%
– PD kundër ndryshimit sistemit elektoral
Me pak fjalë Partia Demokratike dëshiron të hyj 100% me kushtet e zgjedhjeve të 2013, 2017 dhe 2019.
Me të drejtë lind pyetja pse bojkoti zgjedhjet në 2019?
Përgjigje mos prisni kurrë se ajo nuk është Parti Demokratike. Thjesht ka vjedhur një emër dhe e mban peng 30 vjet.
A e dini që Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje me këtë model elektoral?
A e dini që Partia Demikratike fitoret historike i ka pas me modelin tjetër mazhoritar të deputetve në zona dhe ku populli votonte drejtpërdrejt deputetët dhe jo listat e kryetarit.
A e dini sa vota ka marr Partia Demokratike me sistemin e hapur dhe sa me të mbyllur?
1.200.000 vota me sistemin e hapur
450.000 vota me sistemin e mbyllur.
Çdo lexues do pyes:
Pse atëherë PD ka frikë ta ndryshoj sistemin?
– sepse Partia Demokratike nuk është ajo e 30 apo 15 vite më parë, ku aderonin familjet dhe intelektualët shqiptar. Tashmë PD është biznes i dy familjeve dhe që i rrin tek dera, qindra ish të punsuar që ëndërrojnë të rikthehen në postet që kanë pasur nē dogana, polici, tatime, bashki, ministrira etj,
– sepse ndryshimi i sistemit e nxjerr në pah dobësitë dhe mangësitë e figurave që kanë larguar,
– sepse ndryshimi sistemit rrezikon që Luli Bashës t’ja marrin kreun e partisë,
– sepse me lista të hapura deputet votohet kë do populli dhe jo kë do Luli,
– sepse me lista të hapura nuk u merr dot nga 1 milion euro kandidatve për deputet që ti vendos në krye të listave,
– sepse me lista të hapura populli voton më shumë Jozefina Topallin se Lulzim Bashën, më shumë Dash Shehun sesa Klevis Balliun, më shumë Grida Dumëm sesa Gaz Bardhin…… dhe kështu bie hierarkia e paetisë.
– sepse me lista të hapura nuk bën dot pazar me kryetarët e partive të koalicionit
– sepse me ndryshim sistemi nuk bën dot koalicion me Monika Kryemadhin
– sepse me heqien e koalicioneve PD s’ka shpresë edhë për 30 vjet të dal parti e parë.
– sepse me një sistem të ri fiton një parti me struktura të forta dhe jo të shkatrruara si kjo OJQ-ja e Lulit
– sepse me sistemin e ri duhe vota nga emigrantët dhe Partia Demokratike ka zero struktura në diasporë
– sepse emigrantën nuk e voton askush Monikën apo kthimin e Berishës
– sepse 500.000 emigrant jugor në Greqi nuk votojnë atë që i ndryshoj kombësitë nga shqiptare në greke,
– sepse me votën elektronike nuk ankohet dot pas humbjes që mi vodhën votat.
Për të gjitha këto arsye Partia Demokratike është dhe do mbetet kundër ndryshimit sistemit dhe kundër listave të hapura.
Lulzim Basha ka filluar Teatrin që do e fundos atë dhe partinë e tij.
Ka hapur garën fasadë dhe 5000 demokrat do aplikojnë për deputet.
Ky do jetë fundi i partisë së tij sepse ai mund kandidoj vetëm 70 veta në pozicione fituese nga 5000 që kanë aplikuar.
Me këtë logjikë 4930 do i bëhen armiq se nuk do i kandidoj. Duke pas parasysh inatin e shqiptarve të gjithë do jenë në fushatë për ta fundos sepse, në fund Luli do dal me listat që aprovon Sali Berisha dhe që parimisht do jenë të njëjtët emra që kishte në 2017 dhe që Berisha i dha besën që nëse e djegin mandatin ai do i garantoj futjen sërish nē listat e 2021.
Duroni se koha do të prodhoj sërish ermrat e palaçove dhe çarjen fatale të opozitës në prag zgjedhjes.
Fundja të gjithë “rrojmë për me tregue”
Ata s’kanë objektiv të ndryshojnë dhe populli ti votoj si burra më të mirë.
Thjesht duan me prit kohën kur populli do lodhet me Ramën dhe këta të përfitojnë nga vota anti-Rama duke mos lejuar krijimin e asnjë partie të re opozitare që ti rivalizoj.
Për t’ja arritur këtij synimi, për ata s’ka rëndësi koha sepse kanë kursyer boll lek.
S’kanë rëndësi vitet që kalojnë.
Halli i demokratve, s’është halli tyre!