Kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektin e ri në Vlorë sipas të cilit do të jetë një park i quajtur ‘’Parku i Shtëpisë së Pavarësisë.
Rama duke publikuar edhe fotot 3D të projektit, thotë se parku do të jetë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotulimi i Skelës deri tek porti i Vlorës, dhe do të lidhe bulevardin e ri ‘’Ismail Qemali’’ me Lungomaren.
Statusi nga Edi Rama:
PARKU I SHTËPISË SË PAVARËSISË🇦🇱 është projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës, i cili do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri Ismail Qemali me Lungomaren, një oaz fantastik me shtëpinë e flamurit mes gjelbërimit dhe plot kënde pushimi e argëtimi për të gjitha moshat🌊🤩
VLORA❤️QË DUAM