Ekspertja e Turizmit, Flora Xhemani Baba ka bërë një thirrje agjencive të turizmit për një prej perlave të turizmit shqiptar Lumin e Shalës.
Sipas saj, 25 mijë lekë të vjetra për këtë destinacion janë shumë pak, ndërsa shton se është budallallëk që këtë destinacion ta mbushësh me budallaçka që nxjerrin “shalët”. Në këtë mënyrë ajo propozon rritjen e çmimit deri në 100 mijë lekë të vjetra.
Postimi:
“Thirrje miqësore agjencive shqiptare:
Mos e shisni Shalën për 25 mijë lekë të vjetra se e shqyet! Është mëkat të shesësh një destinacion natyror elitar të kategorisë së parë për dy aspra dhe të shkosh ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka që duan të nxjerrin shalët! Bëjeni 50 mijë lekë transportin vajtje-ardhje dhe 50 mijë drekën dhe guidën të përfshirë me detyrim, që të shmangni qeset nëpër ferra! Të shkojnë ata pak që e vlerësojnë! Dhe po s’erdhën turistë, kurrë mos ardhshin! Leruani ta eksplorojnë grupet e natyrëdashësve se ata dinë edhe ta mbrojnë. Se e bëtë si tregun e Gabit”, shkruan Baba!
/e.rr
Llogjike idiote .Ajo shprehja kur mos ardhshin ,perkthehet ,Ju malesor kurre mos ja pafshit hajrin turizmit