Një ngjarje tragjike është raportuar në Kukës, ku një kamion ka rënë nga ura duke përfunduar në liqen.
Ngjarja është shënuar në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, ku dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
/a.r