Ky që shihini në foto është Ilir Xhepaj, i riu që mori pjesë në ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Report Tv raporton se ditën e atentatit Ilir Xhepaj ka qenë personi që ka mbajtur të neutralizuar me armë dy djemtë e Paulin Gjergjit, 27 vjeçarin Nikolin dhe 21-vjeçarin Anton, në mënyrë që ata të mos lëviznin nga makina e tyre “Range-Rover”.
Po kështu, Ilir Xhepaj së bashku me Elson (Oltion), Alija (Vlashi), ishin personat që hynë brenda hotelit “A&A” në Laç dhe ndihmuan të plagosurin Eduart Lamaj, i cili gjatë përplasjes me armë zjarri ngeli i plagosur. Ata e ndihmuar autorin kryesor që të largohej nga vendi i ngjarjes.
Kush është Ilir Xhepaj?
Ilir Xhepaj është një emëri i njohur për drejtësinë. Më 15 maj 2020, ai plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Policia njoftoi se e kishte shpallur në kërkim, por tanimë mësohet se i shpalluri në kërkim është një nga të rinjtë problematikë të këtij qytetit. I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë. Ai është liruar prej 3 muajsh nga burgu, dhe që nga ajo kohë ka jetuar në kryeqytet. Tashmë ai akuzohet dhe për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, ngjarje e cila ndodhi më 30 maj. Autori kryesor i kësaj ngjarje është Eduart Lamaj, i cili ka pranuar edhe autorësinë e krimit.
g.kosovari