Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, njëri për përndjekjen e ish-të fejuarës dhe tjetri për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, për shkak se nuk pranonin ndarjet prej tyre.
Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, të ndodhura në kryeqytet.
Nga ana e efektivëve të komisariatit Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i S. M., 29 vjeç, pasi në rrugën “Anton Mazreku”, ka kanosur dhe ka përndjekur në mënyrë sistematike ish të fejuarën e tij.
Ndërkohë nga efektivët e komisariatit Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i të shpallurit në kërkim H. L., 43 vjeç.
I ndaluari akuzohet se në banesë, në Linzë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.
/a.r