Është shtyrë nisja e seancës plenare të parashikuar për sot në orën 10:00. Shkak është bërë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Grupi i PS po zhvillon mbledhjen në sallën e seancave plenare duke penguar kështu nisjen e diskutimeve të parashikuara për sot në Kuvend.
Mbledhja e grupit të PS është shoqëruar me debate të forta në lidhje me emërimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Dy ditë më parë Komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e presidentit të Republikës Ilir Meta për Arben Shehun në krye të KLSH-së. Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi u shpreh se shërbimet e Kuvendit kanë dalë në përfundimin se kandidati për KLSH i përmbush kriteret.
g.kosovari