Rudina Dembacaj, gjatë emsionit “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka treguar një histori të pakëndshme që i ka ndodhur së fundmi.
Asaj i ishte prishur frigoriferi dhe thërret një mjeshtër për t’ja rregulluar.
Kur ai shkon tek shtëpia e Rudinës, i hap frigoriferin në mes të shtëpisë dhe i thotë se do dalë jashtë për t’i blerë një pjesë dhe vjen direkt t’ja rregullojë.
Rudina priti rreth 6 orë mjeshtrin e quajtur Berti dhe nuk erdhi, ishte zhdukur.
Merr në telefon një tjetër mjeshtër. Ai e pa frigoriferin rreth 45 minuta dhe i tha që ky frigorifer nuk bëhet më. Madje mjeshtri që kishte ardhr më përpara i kishte vjedhur një pajisje.
Edhe mjeshtri i dytë i quajtur Çimi nuk arriti t’ja rregullonte frigoriferin, kështu u largua duke e lënë Rudinën me frigoriferin e prishur dhe rrumujën e madhe që ishte bërë në shtëpi.