Pornostarja ‘ngacmon’ Encën pas publikimit të fotos provokuese në plazh.
Si shumë prej kolegëve të saj edhe Enca Haxhia gjatë këtyre ditëve ka nisur pushimet në bregdet, shkruan lajmi.net.
Si destinacion, këngëtarja zgjodhi plazhin e Dhërmiut, ndërsa nuk ka harruar fare të provokojë ndjekësit e saj përmes imazheve joshëse.
Artistja së fundi postoi një foto, në të cilën shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, teksa në plan të parë kishte vënë të pasmet.
Në mesin e shumë komenteve nuk munguan as ato nga pornostarja Kendra Lust, e cila fillimisht i shkruan “Vajzë, ndalo mos më ngacmo”.
Pasi Enca i tha ” Do vazhdoj ta bëj këtë edhe disa herë”, ajo i përgjigjet “Të lutem, dua të shoh edhe disa tjera… rrëshqit në DM tim me ato”.
Pasi i tha që t’ia dërgojë në bisedë private fotografitë, Kendra shtoi “Nuk mund ta ndihmoj veten me ty”. /Lajmi.net/