Kryeministri indian Narendra Modi, në sfondin e një epidemie në zgjerim në vendin me 1,3 miliardë banorë, tha se.joga merr pjesë në ndërtimin e një sistemi mbrojtës imunitar kundër koronavirusit.
“Ne dimë të gjithë se deri tani askush në botë nuk ka arritur të zhvillojë një vaksinë kundër COVID-19”, deklaroi drejtuesi indian në një video të publikuar dje, disa ditë nga Dita Ndërkombëtare e Jogës.
“Kjo është arsyeja që aktualisht vetëm një imunitet i fortë mund të reagojë si sistem mbrojtës apo mbrojtës i trupit për ne dhe të afërmit.
Joga është një mik i besuar në ndërtimin e këtij sistemi mbrojtës”, shtoi kryeministri indian në këtë mesazh të publikuar në platformën Youtube.
Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2014, nacionalisti hindu është promovues i zjarrtë i praktikave dhe trajtimeve tradicionale indiane, që ai i përdor si mjete për ndikim kulturor jashtë vendit.
Ai mori miratimin edhe nga OKB-ja për të shpallur 21 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Jogës.
/e.rr