Opozita kërkoi sot mbledhje të Këshillit Politik në orën 17:00. Ditën e djeshme opozita propozoi një formulë të re që ka të bëjë me përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
Pritej një konfirmim nga ana e PS për këtë mbledhje.
Me anë të një emaili, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur opozitës për formulën e re të KQZ duke thënë se propozimi nuk mund të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik.
Ai ka thënë se ky është një propozim jashtë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Sipas tij propozimi për formulën e KQZ duhet i ri dhe të respektojë faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e KQZ.
Sa i përket kërkesës për mbledhje të Këshillit Politik në orën 17:00 Gjiknuri i ka kërkuar opozitës që të qartësojë pikat e tjera alternative që mund të zgjidhen dhe mos humbin kohë me debate të kota.
Përgjigja e Damian Gjiknurit:
Te nderuar kolege
Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS eshte si me poshte:
1. Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes. E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim.
2. Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne cdo kohe.
Damian Gjiknuri
Bashkekryetar i Reformes Zgjedhore
/e.rr
Eshte pothuaj e sigurte, PD + LSI, do bejne gjithcka, madje duke pritur edhe ndonje “cudi” nga Presidenti, qe te mos hyjne ne zgjedhje; te mos harrojme se jane jashte sistemit, kane braktisur parlamentin. Zoti u shtofte inatin, Murrizi me shoke jane ne pritje.