Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e postës mbrëmjen e djeshme në Tiranë tek ish-sheshi ‘Shqiponja’. Report Tv, bën me dije se sasia e vjedhur nga autorët është shumë e vogël, pasi ambientet e kësaj poste shërbejnë më tepër si magazinë ku mblidhen pakot dhe shpërndahen, e për pasojë ka pasur një sasi shumë të vogël lekësh.
Duke parë skemën sesi ndodhi ngjarja, ka dyshime se dy autorët të jenë ndihmuar nga një punonjësi i brendshëm i postës, i cili u ka dhënë informacione që përveç pakove, ka pasur edhe një shumë parash në atë orar.
Magazina pasur hyrjen nga rruga kryesore, por për shkak të punimeve te ish- sheshi “Shqiponja”, ajo hyrje është bllokuar, ndërsa puna kryhej nga hyrja është në pjesën e brendshme të rrugicës së lagjes ku ndodhi edhe grabitja. Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë gjithë grabitjen, por edhe targën e motorit me të cilin u larguan dy autorët. Njëri prej tyre, siç shprehen burimet të cilët kanë parë videon, ka problem në njërën këmbë, pasi është kapur nga kamerat e sigurisë teksa çalon.
g.kosovari