Aeroporti i Tiranës ka pritur ditën e sotme për herë të parë një Charter me turistë nga Bjellorusia. Ky është fluturimi i parë që u bë që pas mbylljes për shkak të pandemisë Koronavirus.
Avioni mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 17:30 dhe kishte në bord plot 189 turistë.
Theksojmë që aeroporti ka funksionuar edhe gjatë pandemisë, por vetëm për të riatdhesuarit dhe ndihmat humanitare dhe jo për turistë.
Ndërsa më 15 qershor në orën 09:30 do të bëhet edhe udhëtimi i parë Tiranë-Athinë.
/e.rr