Autoritetet në Vlorë kanë arrestuar dy persona të cilët kontrabandonin mallra të licensuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit.
Në pranga kanë rënë Valter Azizaj, 43 vjeç, banues në Vlorë, dhe Vladimir Shehu, 41 vjeç, banues në Berat.
Konkretisht, në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë, në kamionin me drejtues shtetasin V. A janë evidentuar 132 litra pesticide të llojit “Sunfire”.
Ato rezultuan në në pronësi të shtetasit V.Sh, dhe kishin për qëllim futjen kontrabandë në territorin shqiptar, pa dokumentacion ligjor.
Materilet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra të licensuara”, të kryera në bashkëpunim.
/a.r