Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mursi të Sarandës. Një 44-vjecar me inicialet A. K është gjetur i vetëvarur në banjë nga familjarët e tij, për arsye ende të panjohura.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e së enjtes, ndërsa policia thotë se ky person me origjinë nga Prrenjasi jetonte prej 4 vitesh në Mursi.
Ai ishte martuar për herë të dytë dhe punonte në një firmë mermerësh.
/e.rr