Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu firmos urdhrin për gjashtë ndryshime në kupolën e policisë së shtetit. Lëvizjet e firmosura nga kryepolici prekin disa drejtori në qarqe dhe postet drejtuese të kufirit në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. Pas skandalit, që fillimisht solli ndalimin dhe më pas gjykata e liroi nga qelia dhe e pezulloi Enkeleda Toskën, të akuzuar si të implikuar në trafikun e arabëve, në vendin e saj në drejtorinë e kufirit dhe migracionit në Tiranë u emërua Arben Ibro.
Ferdinad Mara nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm është emëruar drejtor i policisë Korçë në vendin e Lorenc Panganika.
Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat në vendin e Hasan Ahmetit
Bledar Çeliku nga drejtor kundër trafikut dhe narkotikëve në drejtorinë e përgjithshme shkon drejtor policie në Fier
Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë
Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër
Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë në vendin e Enkeleda Toskës
Në Korçë është shkarkuar drejtori i Policisë Lorenc Paganika.
g.kosovari