Presidenti Ilir Meta preferoi të mos jepte më shumë detaje nëse me kryeministrin Edi Rama është në paqe apo në luftë. I pyetur nga gazetaret në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, se a e ka falur kryeministrin Edi Rama, për atë që Meta e quante “grusht shteti”, presidenti tha se tani është koha për të kapur standartet evropiane.
“Pyetja fjalim mbaroi si puna e pishës flamur. Ishte për çështjet e integrimit evropian. Për këto çështje jam i disponueshëm dhe kam bërë çdo gjë që Shqipëria të mos humbasë kohën që ka marrë për këto negociata. E nisëm me Kroacinë dhe ishim shumë para Malit të Zi apo Serbisë. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe shumë qytetarë kanë humbur besimin tek standartet evropiane për vendin tonë. Të rikthejmë shpresën tek qytetarët tanë.”,-tha Meta.