Kryeministri Edi Rama e ka thënë sot prerazi se Reforma Zgjedhore është marrëveshja e fundit që realizohet me ndërhyrje të ndërkombëtarëve për konsensus.
Nga tryeza e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Rama pranoi ndasitë që ka me presidentin Ilir Meta, por takimi mes palëve tha ai mund të zhvillohet kudo ku palët janë dakord, por kurrsesi nëpër dyer ambasadash.
“Nuk është sekret që me presidentin kemi çështje të hapura, por sigurisht që mund të takoheshim dhe të takohemi, edhe tek presidenti, edhe tek kryetari i Kuvendit, edhe tek Baba Mondi, edhe tek Kryegjashata, edhe tek Katolikët. Kjo është marrëveshja e fundit që bëjmë nëpër ambasada, kjo është hera e fundit nga ana ime. Ua kam thënë edhe ambasadorëve, për çështjet tona s’mund të bëjmë ndryshe për punët tona. Në këtë Këshill duhet të ishte patjetër edhe opozita”, tha Rama.
g.kosovari