Fatmira Hajdari nuk do të jetë gjyqtare e dosjes CEZ në Apel pasi Kuvendi kërkoi përjashtimin e saj.
Gjyqtarja Edlira Petri e Gjykatës së Apelit ka përjashtuar nga çështja e privatizimit të CEZ gjyqtaren Fatmira Hajdari.
Ka qenë Taulant Balla i cili ka drejtuar shkresën tek Gjykata e Apelit të Tiranës pasi pretendonte se Fatmira Hajdari ka miqësi dhe lidhje me familjen Berisha.
Kuvendi është palë paditëse në këtë çështje dhe akuzon pikërisht ish- kryeministrin Sali Berisha, dhe djalin e tij Shkëlzen Berisha.
Sipas kësaj kërkese nga Kuvendi, Fatmira Hajdari mund të ndikonte në njëanshmëri të gjykimit të çështjes, dhe Gjykata e Apelit ka pranuar këtë kërkesë duke e përjashtuar Fatmira Hajdarin.
Në fillim të këtij viti Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Sali Berishën dhe Shkëlzen Berishën sa i përket privatizimit të CEZ në kohën e qeverisë së PD.
Ishte gjyqtari Lazër Sallaku i cili pushoi çështjen por PS dhe Taulant Balla si kreu i grupit parlamentar të saj në Kuvend ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.