1,005 vdekje të reja u regjistruan në Brazil nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e cuar në mbi 35.000 bilancin e jetëve të humbura nga sëmundja atje.
Deri më tani Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku numri i viktimave sa vjen dhe rritet çdo ditë e më shumë. Tashmë me rritjen ditore Brazili ka tejkaluar edhe Italinë, ku deri më tani janë rregjistruar 35.047 viktima që prej fillimit të shpërthimit.
Ndërkohë shifrat e rasteve të reja brenda 24 orëve është e frikshme. Të paktën 30.830 persona janë konfirmuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Brazil duke e çuar 646.006 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në Brazili.
Me këto bilance të frikshme tashmë Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
g.kosovari