Sot është një ditë historike për Tiranën. Linja e re e transmetimit që lidh Ujëmbledhësin e Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit ka përfunduar dhe është gati për kryerjen e lidhjeve finale të pikave të takimit duke dyfishuar prurjet për Tiranën.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili thekson se pas pesë vitesh investim nis dhe kalimi tek rrjeti i ri.
“Një ditë historike për ujin në Tiranë! Pas 5 viteve investime, nisim sot kalimin nga rrjeti i vjetër tek i riu që dyfishon prurjet në Tiranën e rritur me 1 milionë banorë! Kollaj të shash, më vështirë të bësh – atë që s’është bërë prej dekadash! Flm për mirëkuptimin”, shkruan Veliaj.
Nje dite historike per ujin ne Tirane! 🙏🏻
Pas 5 viteve investime, nisim sot kalimin nga rrjeti i vjeter tek i riu qe dyfishon prurjet ne Tiranen e rritur me 1 milione banore! 💦
Kollaj te shash, me veshtire te besh – ate qe s’eshte bere prej dekadash! Flm per mirekuptimin! ❤️ pic.twitter.com/XlYgHWuWyk
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) June 6, 2020
g.kosovari