Nga Kreshnik Spahiu
Reforma më e çuditshme elektorale në botë sapo ndodhi në Shqipëri. Merrëveshja: “Mos ndryshojmë asgjë” Dje marrveshja e 17 Maj u përsërit sërish po me një ndryshim: Në 2017 PD mori gjysmën e qeverisë për të kontrrolluar zgjedhjet, ndërsa dje fitoi “mos ndryshimin e sistemit elektoral”.
Që Basha dhe Rama nuk e rruajnë fare fare për popullin kjo dihet, por që të tallen kaq shpesh kjo është fyerje e inteligjensës sociale.
Nuk habitem fare fare që ata bën pazar por jam i tronditur si nuk ka një zë brenda opozitës që ta kundërshtojë. Pse heshtin mijëra dhe mijëra demokrat?
– ata heshtin sepse gjithë intelektualët janë larguar nga Partia Demokratike
– ata heshtin sepse aty ka mbetur llumi i shoqërisë
– ata heshtin se nuk i lidh asnjë ideal por thjesht presin ndonjë vend pune
– ata heshtin se janë ish-pushtetar
– ata heshtin se s’duan të përfundojnë si lecka jashtë partisë
– ata heshtin se mund vriten ose pësojnë aksident si Azemi, Gramozi, Sokoli….
– ata heshtin se s’kanë alternativë tjetër. Po a ka ende budallenj që besojnë se Rama dhe Basha janë në kundërshtar dhe nuk aktrojnë?
– ata janë bashkë se nuk ka rëndësi kush ka qeverinë por kush sundon shoqërinë
– ata janë bashkë se është e vetmja mënyrë mos hetohen nga SPAK
– ata janë bashkë që mos ndryshojnë sistemin dhe ruajnë 30 vjet të tjera establishentin
– ata janë bashkë sepse ndajnë paratë dhe pasurinë kombëtare
– ata janë bashkë se janë 4 familjet më të pasura në Ballkan
– ata janë bashkë se janë të vetmit politikanë në Europë që sundojnë prej 30 vjetësh
– ata janë bashkë se e ndjejnë çfarë urrejtje ka populli për ata.
– ata janë bashkë se me çdo sistem tjetër elektoral do dilnin në pension
– ata janë bashkë kundër ambasadorve dhe projekteve për drejtësinë e re. Ata kanë qëne dhe janë bashkë që në 2008 kur Berisha vrau 26 qytetar dhe plagosi 300 në fabrikën e tij në Gërdec, e për ti shpëtuar burgut firmosi Marrveshjen e përjetshme me Edi Ramën.
Ata janë bashkë dhe kjo nuk është aspak një gjë e re. Ajo çfarë rëndon inteligjencēn, mbetet për tu parë: Pse ka ende mijëra turma injorantësh që i shkojnë pas duke marr në qafë të ardhmen e Shqipërisë, të shoqërisë dhe familjeve të tyre!
Ata janë bashkë, more të mjerë dhe s’e rruajnë fare fare për Ju.