Duket se tensioni po rritet akoma në të gjithë Amerikën pas publikimit të një tjetër video që tregon vdekjen përmes mbytjes se një tjetër afrikano amerikani gjatë arrestimit.
Faktet datojnë në 3 mars, por vetëm tani mjekët mjeko-ligjorë të Tacoma, në shtetin e Uashingtonit, kanë bërë të ditur që ata kanë vërtetuar se Manuel Ellis, 33 vjeç, vdiq nga hipoksia, d.m.th. mungesa e oksigjenit në të gjithë organizmin, e shkaktuar nga fakti që agjentët, pasi i shtrënguan prangat, e mbajtën atë të mbërthyer në tokë.
Sipas raportimeve nga Tacoma Neës Tribune, Ellis, vdiq pasi kishte konsumuar sasi të mëdha droge, por mjekët ligjorë të zyrës së ekzaminerit mjekësor të Pierce County përcaktuan se nuk ishte droga shkaku i vdekjes.
Në ditën e dhjetë të protestave pas vdekjes së George Floyd, Amerika vazhdon të dalë në rrugë, por pa përleshje dhe dhunë. Grupe të infiltruesve kanë braktisur paradat, duke u lënë atyre qytetarëve që protestojnë paqësisht. Shtetrrethimi është vendosur në Los Angeles, Ëashington, Atlanta dhe Minneapolis, ku zhvillohen ceremonitë e funeralit të Floyd.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë është rrethuar nga një murr gardh Ëashingtoni po përgatitet për një marrshim gjigand proteste gjatë ditë së sotme.
g.kosovari