Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas draft- opinionit të Komisionit të Venecias për Paketën Ant- Shpifje.
Blushi thotë se Komisioni i Venecias konfirmoi qëndrimin e Presidentit, teksa shton se pa liri të shprehjes nuk ka demokraci dhe për rrjedhojë çelje të negociatave.
STATUSI NGA TEDI BLUSHI
Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.
Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:
– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)
Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.
LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!
/e.rr
Haha haha sa shpejt reagimi..!