Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionint të sotëm në Mirditë ku një fëmijë është shpëtuar pasi babai e mbante prej 18 muajsh peng në mal.
Lleshaj u shpreh se sot përfundoi kalvari i rëndë i këtij fëmije që duhet të shërbejë si një thirrje për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës, burrëri e përgjegjësi.
STATUSI NGA SANDËR LLESHAJ
Sot përfundoi një kalvar i rëndë i një fëmije, i cili mbahej peng në male nga…babai i tij, që prej nëntorit të vitit 2018.
Nga sot ky fëmijë mund t’i rikthehet jetës dhe nëna e tij e munduar mund të çlirohet nga një makth i tmerrshëm.
Le të shërbejë ky lajm pozitiv si një thirrje tjetër për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës.
Le të shërbejë ky moment edhe si një thirrje për më shumë burrëri e përgjegjësi, nga ata burra prindër, të cilët duhet të kuptojnë se vendi i fëmijëve është në familje dhe në shkollë.
Falënderime për këtë operacion të suksesshëm të Policisë në Mirditë!
/e.rr