Në rang global numërohen mbi 6.7 milion të infektuar, pas rritjes më të madhe të bilancit ditor në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave të renditura deri më tani janë 6,714335 të infektuar. Por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit, vonesave dhe raportimit të ulët. Kjo është e vërtetë edhe për numrin e viktimave.
Të paktën 393.408 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 3,261.276 milionë të tjerë.
Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë janë shënuar në total mbi 110 mijë viktima dhe janë infektuar mbi 1.9 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Në Brazil shifrat janë të frikshme, deri më të tani janë shënuar mbi 34 mijë viktima, shifër kjo që po ka tejkaluar edhe Italinë.
Europa vijon ende të jetë e “pushtuar” nga virusi. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 33.689 qytetarë, por rastet e reja dhe vdekshmëria ka rënë ndjeshëm në shtetin fqinj krahasuar me muajt e mëparshëm, pasi në 24 orët e fundit janë rregjistruar vetëm 88 viktima. Gjithashtu edhe në Spanjë janë shënuar mbi 27 mijë viktima, ndërsa në Francë numri i viktimave ka shkuar në 29.065.
Ndërkohë në Turqi, Francë dhe Rusi bilanci i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 vijon të jetë i lartë ditët e fundit.
g.kosovari