Covid-19, izolimi i njerëzve prej virusit për një kohë të gjatë mbi 2-mujore, duket se ka lënë edhe pasoja të fortas psikologjike. Këtë gjë tregoi edhe rifillimi i futbollit në Portugali, që u shoqërua me një incident të rëndë. Më konkretisht, pre e dhunës ra autobusi i skuadrës kryesuese të kampionatit, Benfica. Në momentin kur kjo skuadër luzitane ishte larguar nga stadiumi, pas barazimit 0-0 me Tondela, u sulmua me gurë nga disa të panjohur, duke shkaktuar panik mes futbollistëve dhe stafit.
Dy lojtarë të “shqiponjave”, serbi Zivkovic dhe gjermani Weigl, pësuan dëmtime nga ciflat e xhamave, që u thyen nga goditjet e forta me gurë. Ata u dërguan në spital, ku morën shërbimin e duhur shëndetësor. Sipas një deklarate të lëshuar këtë mëngjes nga Benfica, ngjarjet kanë ndodhur ndërsa autobusi po kthehej në qendrën stërvitore Seixal:
“Si masë paraprake, lojtarët Julian Weigl dhe Zivkovic u transferuan në “Spitalin de Luz” me lëndime të ndryshme, megjithëse asnjëri prej tyre nuk pati plagë serioze. Klubi i Benfica dënon me forcë ngjarjen dhe kërkon zbulimin e autorëve. është absolutisht e papranueshme që këto ngjarje të vazhdojnë të kenë vend në shoqëri. Ata nuk janë tifozë të futbollit, ata janë kriminelë”.
Për gjermanin Weigl nuk ioshte hera e parë, që pësonte një sulm të tillë. Ai qëlloi edhe në autobusin e Borussia Dortmund, kur ra pre e një sulmi terrorist në vitin 2011, përpara ndeshjes së Champions-it kundër Monaco.
g.kosovari