Në një kohë që shumë shtete po rihapen dhe po lehtësojnë masat e Covid-19, në Brazil bilanci vijon të mbetet ende i lartë. Aq sa me rritjen ditore është parë që Brazili, ka tejkaluar edhe numrin e viktimave që janë shënuar në Itali, nga koronavirusi.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë rregjistruar të paktën 1.473 viktima në Brazil si shkak i Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurëve mbi 34,039. Ndërsa një rritje të ndjeshme ka shënuar edhe numri i persona të infektuar, ku deri më tani numërohen të 615,870 pacientë me Covid-19, rapoton “The Guardian”.
Në bazë të shifrave të publikuara nga faqja “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, raportohet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i dyti në botë pas SHBA-së për numrin e pacientëve të infektuar.
g.kosovari