Roland Pula, 32-vjeçari që po kërkohet ‘qiell e tokë’ për ekzekutimine dy vëllezërve Bardhi, rezulton të jetë një person i skeduar më parë nga Policia e Shtetit dhe me precedentë të shumtë penalë.
Për herë të parë, Pula është vënë në pranga në vitin 2008, kur ishte 20 vjeç. Ndërsa në tetor të vitit 2010, Pula u dënua nga gjykata e Kurbinit me gjashtë muaj burg për tre vepra të ndryshme penale, gjashtë muaj për kanosje me armë zjarri, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.
Në fund, pas mbledhjes së dënimeve dhe përfundimit të procesit gjyqsor, u vendos që Roland Pula të dënohej me dy vite burg.
Pula është personi që shikoni në foton e publikuar nga Balkanweb.
Mirëpo nga momenti i arrestimit, në vitin 2008 e deri në dhënien e masës, Pula rezulton të ketë qëndruar në qelinë e paraburgimit në Fushë Krujë, duke bërë që ai të lirohet një muaj pas dhënies së dënimit.
Burimet nga policia dhe prokuroria e Krujës, tregojnë për Dosja.al se Pula, nuk e ka ndalur aktivitetin e tij kriminal, as pas daljen nga burgu. Ai mësohet të ketë udhëtuar në Itali dhe Greqi, ku mësohet se ka kryer një sërë vjedhjesh.
Ndërsa, një natë më parë, pas prishjes së pazareve të grabitjes dhe konflikteve me dy vëllezërit Bardhi, Pula mori kallashnikovin dhe i ekzekutoi të dy.
Gramoz dhe Xhontil Bardhi mbetën të vdekur, ndërsa Pula u arratis me mjetin e tij luksoz të llojit “Benz ML”. Makina u gjet e brakstisur ndërsa Pula vijon ende të jetë në kërkim.
g.kosovari