Kur vetëm një ditë ndan nga afati i vendosur nga palët politike për përfundimin e reformës zgjedhore, Këshilli Politik do të mblidhet në tryezë pasditen e sotme.
Mësohet se mbledhja e radhës do të mbahet në orën 17.00 të kësaj të shtune, ku përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare, demokrati Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pertit Vasili do të ulen në tryezën e Këshillit Politik të reformës zgjedhore.
Kjo mbledhje vjen pas asaj të ditës së djeshme dhe pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, për të përmbyllur reformën brenda 31 majit, datë e caktuar si afat fundor nga vetë përfaqësuesit e politikës.
Takimi i një dite më parë përfundoi pa gjetur dakordësi, lidhur me identifikimin elektronik të zgjedhësve, të kërkuar nga opozita.
g.kosovari