Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë foto nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me banorët në Durrës, duke u shprehur se është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie.
Sipas ministres, në kushtet e hapjes, më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!
Manastirliu në reagimine sja thekson se Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie.
“Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!
Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!
Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!
U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!”, deklaroi Mansatirliu.
g.kosovari
Ministresha manastirlesha,je vone ,shume vone. Nuk mund ta ndalosh dashurine e zjarrte te kryeministrit tend hallemadh ndaj te ashtuquajturit shef i opozites jashtparlamentare lyltsim. Per dashurine e tyre do behen kurbane te shumte jo vetem nga radhet e militanteve trushpelare partiake,por edhe nga shtresezimet e tjera te shoqerise. Ka bere nje liber kryeministrihallemadh per kurbanin qe u shperblye me vota mareamendse te kujtohet besoj,megjithse atehere ti nuk ishe ne Shqiperi
Pirdh pirdh se liroheni te gjithe