Për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.
I ftuar në studion e “Abca-ja e mëngjesit”, Pipero tha se në gjykimin e tij nuk do ketë një valë tjetër.
Megjithatë siç thekson mjeku edhe nëse Covid-19 rikthehet sërish nuk do të ketë nevojë për karantinë.
“Ka një pjesë që e mbështesin një valë të dytë, ka një pjesë që nuk e besojnë. Unë nuk e besoj rikthimin e një vale të dytë. Mendoj se edhe nëse do ketë vazhdimësi apo rikthim do të jetë shumë më e butë. Mendoj se nga e gjithë kjo thelbi i suksesit është distanca. Jeta nuk do frenohet më. Nuk do ketë karantinë. Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë bie në kontakt dhe fitojnë imunitet. Mundësitë për ta menaxhuar janë të mundshme dhe bëjnë të mundur që dëmi të jetë më i vogël. Ndaj them nuk duhet të jemi të trembur”, tha mjeku.
Pipero deklaroi se lajmi i mirë është se ky virus ka strukturë gjenetike të qëndrueshme.
“Lajm shumë i mirë është që ky virus ka strukturë gjenetike të qëndrueshme. Ose do të largohet ose do ketë një zgjidhje afatgjatë. Zgjidhje do të ketë dhe është shumë e shpejt”, tha ai.
I pyetur se përse një çift duhet të qëndrojë njëri para dhe tjetri pas në makinë, Pipero tha se kjo nuk ka sens. Po ashtu sipas tij edhe mbajtja e maskës në makinë nuk është e nevojshme, ndërsa shton se mund të jetë edhe e rrezikshme.
“Nuk ka sens as të mbash maskën në makinë dhe as në rrugë. Maskën e mbajtur në makinë e ulin sasinë e oksigjenit. Mund të bësh edhe aksident kur mban maskën. Edhe me gruan mund të rrish në makinë. Disa thonë që nuk dua të më ndalojë policia. Por tani nuk ka më, dhe nuk ka sens”, tha ai.
g.kosovari