Madonna është ndër ato personazhe të famshme që nuk mendohet dy herë nëse dëshiron të bëjë diçka në jetën e saj. Po të njëjtën gjë bën edhe në llogarinë e saj të Instagramit ku ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshe.
Postimet e saj gjithmonë tërheqin vëmendje si edhe ngjallin debat e thashetheme, por ajo edhe pse i ka kaluar të 60-at e saj ende vijon të jetë personazhi që merr më shumë vëmendje, duke mos e zbehur imazhin e saj edhe në këtë moshë.
Me një nga postimet e fundit që këngëtarja me famë postoi në Instagram, bëri që rrjeti të “vlojë” në komente krahas fotos ku ajo shfaqet e veshur vetëm me të brendshme të cilat janë mjaft transparente, ndërkohë që ka pozuar edhe me këmbët e hapura.
g.kosovari