Komisioni i Venecias do të dorëzojë më 18-19 qershor 2020 opinionin përfundimtar në lidhje me çështjen e dërguar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për Paketën Anti-shpifje.
Puna e Komisionit të Venecias u ndërpre për shkak të pandemisë, por duket se ka rinisur sërish, ku qershori do të zgjidh dhe dy çështje mjaft të debatuara dhe që kanë shkaktuar tensione në jetën politike të vendit.
Kuvendi dhe Presidenti Ilir Meta do të njihen me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, të cilët pritet t’i japin zgjidhje debatit për Kushtetuesen mes Kreut të Shtetit dhe mazhorancës, lidhur me betim Arta Vorpsin dhe nëse zgjedhja e Marsida Xhaferllarit ka qenë përtej afateve të përcaktuara në Kushtetutë.
Këto emërime nxitën tensione të mëdha në skenën politike shqiptare, ku vetë Presidenti Meta akuzoi Parlamentit dhe KED, se po bëni ‘puç’ për kapjen e Kushtetueses dhe kompetencave të tij.
Ndërsa paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.
g.kosovari