Presidenti Ilir Meta ka replikuar me gazetaren e RTSH, Melisa Shemeti e cila e pyeti se pse presidenti nuk i bëri këto propozime me 14 pika një vit më parë. Meta iu përgjigj Shametit duke i thënë se një vit më parë, presidenti ishte i angazhuar në qetësimin e situatës politike, pas djegies së mandateve të opozitës. Ai kujtoi edhe ftesën që i bëri kryeministrit pak ditë para zgjedhjeve, por ai iu përgjigj me një foto duke u larë në pishinë tek Sheratoni.
Pyetje: Ndërsa thoni se maskat po bien, ju pse nuk i morët vjet këto nisma?
Meta: O të vdes për ty që harron shpejt, se ne jemi një popull që harron shpejt. Jemi të mbushur me dezinformacion dhe harrojmë të vërtetën. A nuk ishin këtu?
Gazetarja: Mos u nxeh!
Meta: Jo nuk po nxehem, por dua pak vëmendje nga ty.
Gazetarja: Ju nuk ishit këtu kur dekretuar një datë tjetër për zgjedhje, ishit në mal ose bregdet.
Meta: Do ta jepesh ti përgjigjen apo unë. Ja ku kemi një dëshmitar serioz si Meti, që është kritik, por si dëshmitar është serioz. Ku ishim ne para një viti? Ishim në prag të një vëlla-vrasjeje. Mitingje njëra palë, anti-mitingje pala tjetër. Çfarë bëra unë? Thash të bëjmë zgjedhje lokale si gjithë të tjerët. Thash se pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit. Qysh në tetor u thash që nuk hapen negociatat, por shtohen edhe kushtet, si dhe shtohen edhe zgjedhjet vendore.
Nga Evropa na thanë të bëjmë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe dialog, përndryshe largoheni nga rruga Evropiane. I mbështeta edhe unë. Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, sepse në Evropë po përpiqen që të mos na ndajnë nga Maqedonia. Nuk isha instrument tjetër për t’i ulur palët përpos dialogët. Unë e prisja këtu zotërinë ai lahej te Sheratoni. I kam thirrur palët. Po nuk u bënë këto kam thënë që do të shtohen kushtet ashtu sikurse u shtuan. Edhe KiE tha se nuk vëzhgoj zgjedhje me një parti.
g.kosovari