Institucione e biznese në mbarë vendin janë hapur, por gjykatat penale dhe administrative të të gjitha shkallëve, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Ky paradoks është pasojë e mbajtjes në fuqi të një vendimi të marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor afro 1 muaj më parë, në pikun e pandemisë.
Sipas këtij vendimi, në gjykata po zhvillohen vetëm procese që cilësohen të ngutshme.
Që nga shpallja e pandemisë ishin planifikuar të zhvilloheshin 8,689 seanca penale dhe civile, por 900 % e tyre u pezulluan, bazuar në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Avokatët thonë se bllokimi i gjyqeve e ka mbingarkuar sistemin. Sipas avokatëve, shtyrja e proceseve mund të sjellë konflikte mes palëve që kërkojnë zgjidhje në gjykata.
Pezullimi i proceseve ka shkaktuar probleme të ndryshme edhe për biznesin. Tv Klan shkruan se iu drejtua zyrtarisht edhe Këshillit e Lartë të Gjyqësorit se kur do të nisë funksionimi i gjykatave, por nuk mori përgjigje.
/a.r