Te përmendorja e Skënderbeut, një grup i qytetarëve, ndezi qirinj për të nderuar viktimat e sulmeve të së premtes mbrëma në Paris. Pjesëtarë të shoqërisë civile, u bënë bashkë nëpërmjet një njoftimi në Facebook. Atyre iu bashkuan edhe disa qytetarë të tjerë që u solidarizuan me viktimat e Parisit, raporton KTV. Ata pohuan se akte të tilla që po ndodhin në shumë vende të botës, janë të papranueshme. Njëri nga organizatorët, Visar Berisha, tha se askush nuk ka të drejtë të na cenojë të drejtën e lirisë.
Sipas tij, është e papranueshme që grupe të tilla të thirren në emër të ndonjë ideologjie apo feje, pasi që ato sulme janë vetëm akte terroriste nga individë të caktuar.