Raportet vjetore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të publikohen në vjeshtë.
Lajmin e ka dhënë vetë Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi.
Ai e ka justifikuar këtë shtyrje me pasojat që ka sjellë koronavirusi në të gjithë botën.
“Konfirmova sot se kornizat negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të paraqiten në qershor.
Ndërsa raportet vjetore janë shtyrë në vjeshtë, duke parë edhe zhvillimin e situatës me koronavirusin. Më rëndësi është që zgjerimi të vazhdojë”, ka thënë zyrtari i BE-së.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë miratimin për çeljen e negociatave, por ndryshe nga fqinji ynë, për Shqipërinë janë vendosur edhe disa kushte.
/a.r