Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi janë proceduar penalisht për pjesëmarrjen në protestën e djeshme, të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Së bashku me ta janë proceduar në gjendje të lirë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata.
Gjithashtu raportimet bëjnë të ditur se procedimet kanë nisur për artistët Robert Budinën, Neritan Liçajn, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
/e.rr