Tensionimi i situatës pranë Teatrit Kombëtar pas prishjes së godinës ka zënë hapësirë edhe në shtypin ndërkombëtar. Media prestigjoze Washington Post ka publikuar lajmin e mëposhtëm:
“Policia shqiptare është përleshur me mbështetësit e opozitës që po protestonin kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Policia largoi një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës nga ndërtesa në mëngjes herët të dielën para se të fillonin ta shkatërronin makineritë e rënda.
Vendimi i qeverisë për të shkatërruar godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe qytetarë që kërkonin rinovimin e tij.
Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk pranuan të komentonin mbi këtë deklaratë.
Kamerat televizive kapën Monika Kryemadhin, drejtuese e një partie të vogël opozitare dhe bashkëshorte e presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie. Pozita e presidentit në Shqipëri është më së shumti një post ceremonial.
Drejtuesi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje banorëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit.”