Dielli i fundjavës ishte një ftesë joshëse për të prekur valët e detit… E vecanërisht ai Jon mbetet tundimi më i madh i shqiptarëve. Aq më tepër në këtë periudhë, kur pas mbi dy muajsh izolim dëshirimi i tij bëhet i kalon përmasat e së zakonshmes….
E teksa kufizimet e orareve, lëvizjeve ndërqytetase për shkak të coronavirusit COVID 19 nga ana e shtetit shqiptar vijojnë, për disa thyerja e rregullave ka qenë jo vetëm e thjeshtë, por edhe sfiduese…
Kështu rrjeti social Instagram u ndez këtë fundjavë nga bikinit e bukurosheve të ekranit, të cilat lanë koronavirusin në Tiranë dhe u zhvendosën në Dhërmi e Palasë për të shijuar rrezet e para të diellit, detin e adhurueshëm dhe për të ndarë mandej pozat, që sfilitën gjithë njerëzit, që e shohin botën përmes ekranit të telefonit!
Moderatoret Lei Kraja, Xhesi Mucaj, Brikena Prifti e gazetarja Ambrozia Meta, postuan foto nga plazhi, duke “sfiduar” policinë, por dhe duke ndezur zilinë e gjithë kryeqytetasve, që fundjavën e shijuan në oborrin e shtëpive e pallateve të tyre…
Lei Kraja
Lei Kraja
Lei Kraja
Xhesi Mucaj
Xhesi Mucaj
Ambrozia Meta
Brikena Prifti
g.kosovari