Një grua është plagosur në një aksident pasditen e sotme.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se një motor u përplas me një makinë në zonën e “Xhamllikut”, në Tiranë.
Në vendin e quajtur “Xhamllik”, një mjet me drejtues shtetasin P.M., është përplasur me një mjet motorr pa targë, me drejtues shtetasin A.L, sqaron policia.
Për pasojë është lënduar pasagjerja në motorr shtetasja M.L, rreth 53-vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r