Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari.
Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit e kryer në rrethana cilësisuese për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 në atentatin e prokurorit Arjan Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndërsa mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.
SPAK e akuzon se ka patur rolin e largimit të autorëve të krimit nga vendi ku u braktis mjeti në Shkafanë të Durrësit.
Për këtë ngjarje është arrestuar më herët Redjan Rraja, i cili vijon të jetë nën masën “arrest me burg”.
/e.rr