Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një punëtor ndërtimi ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është M.P 63- vjeç i cili ka qenë duke punuar në një ndërtesë tek “Fusha e Aviacionit” dhe rreth orës 12:30 të ditës së sotme është rrëzuar nga lartësia duke humbur edhe jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/e.rr