Ka shpërthyer në thirrje akademiku Artan Fuga duke iu referuar situatës në vend, paralizimit të jetës publike e sociale për shkak të koronavirusit dhe masave të marra nga qeveria.
Thirrje të çuditshme, ulëritëse por që vizatojnë realitetin në të cilin ndodhet vendi ynë.
POSTIMI I PLOTË
Qytetare Vdekja:
Mos bëni, teste!
Të dhënat e të infektuarve dhe të humbësve të jetës manipulojini!
Predikoni kot më kot se ju dini të matematizoni kurbën e infektimit dhe pretendoni se në 15 prill do të zhduket!
Harxhojini paratë publike duke ia dhënë gjoja shkencës akademike, gjoja medias publike, vidhniiiiii!
Mos merrni masa drastike në fushën sanitare dhe të distancimit social që të hapen bizneset sepse po i merret fryma ekonomisë!
Lëreni qytetarin pa lekë!
Hapni sa më shpejt aktivitete me infektim të lartë dhe që nuk janë strategjike në etapën e parë:
stadiume, kafene, pika bastesh, universitete!
Mos merrni masa dezinfektimi!
Bëni sa më shumë kongrese, zgjedhje në universitete pikërisht tani!
Bllokoni çdo institucion, hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal duke lënë me orar kur do të dalin xhiro, gratë shtatzëna, pensionistët, burrat beqarë, gratë e virgjëra, qentë, pedagogët, besimtarët e feve të ndryshme, anëtarët e forumeve, macet; kush nuk bindet në litar!
Lërini të sëmurët të dergjen si qeni në shtëpi dhe në sekondën e fundit sillini në spital!
Puthuni sa më shumë me komshinjtë, të panjohurit, me shefat, me krushqit dhe deputetët!
Flisni rroma për toma gjoja si ekspertë të tregjeve financiare se si do të plasi zija e bukës, o ju plastë kaptina, plagjiaturë e gjallë!
Me një fjalë çmenduni! Edhe më shumë skizofreni akoma!
Nuk zutë mend që keni Kuvend jolegjitim!
Nuk zutë mend që keni bërë zgjedhje pa zgjedhës!
Nuk zutë mend nga tërmeti!
Nuk zutë mend as nga princvidi as nga covidi!
Shtet fejsbukist keni ndërtuar!
Shqipëria vend eksperimentesh sepse o do të pranojnë të gjitha eksperimentet ose duhet të ikin nga pushteti dhe të japin llogari!
Mirë futbolli, po volejbolli, ping-pongu, skerma, striptiza kur do të hapen?
Unë këtu jam po ju pres!
/e.rr