Një dyqan lulesh ka rënë sot pre e grabitjes në Fier. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lagjen ‘Kastriot” pranë gjimnazit Janaq Kilica.
Kanë qenë tre persona ata që kanë hyrë në dyqan, ku dy prej tyre rrinin roje, ndërsa tjetri mori me forcë lekët e xhiros ditore në sirtar. Mësohet se grabitësit kanë marrë 150 mije vjetra.
Fill pas ngjarjes, ata janë larguar, ndërkohë që shitësi ka sinjalizuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të tyre.
g.kosovari