Tiranë – “Më shumë se 250 pacientë me COVID19 janë trajtuar në spitalin infektiv dhe kemi përballuar një situatë jo të lehtë. Vijojmë të kemi raste të rënda që po marrin trajtim në spitalin tonë”. Në bashkëbisedimin live të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të thirrur nga Kryeministri Rama, Drejtuesja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo, tha se mjekimi i përdorur për simptomat e të prekurve nga COVID19 është bashkëkohor, si në vendet e tjera të Botës.
“Kemi pasur mbi 250 të shtruar prej të cilëve 170 janë shëruar. Aktualisht kemi 30 të shtruar mne tyre kemi edhe të sëmurë rëndë, por të gjithë pacientëve po ju ofrohet mjekimi i duhur sipas standardeve bashkëkohore”, tha Najada Çomo
/e.rr