“Strategjia e ekspertëve funksionoi dhe këtë e tregojnë rezultatet e deritanishme. Sistemi shëndetësor funksionoi në të gjitha hallkat e tij, nga shëndeti publik, në shërbimin e urgjencës dhe në të gjithë strukturat e shëndetësisë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë komunikimit online të takimit të thirrur nga Kryeministri Edi Rama me Komitetin Teknik të Ekspertëve.
Duke vlerësuar rezultatet e deritanishme që tregojnë për një funksionim shumë më të mirë të sistemit shëndetësor, Manastirliu tha se do të rriten kapacitetet e testimit
“Po përgatitetimi të forcojmë kapacitetet tona me testimin dhe gjurmimin e rasvete, por edhe testimet serologjike për grupet e riskut për të parë imunizimin e tyre”, tha Manastirliu.
/e.rr