Një ish ushtar amerikan i kapur nga autoritetet venezueliane në atë që vendasit e kanë quajtur “tentativë për komplot”, ka rrëfyer sesi ka qenë plani i tyre në Venezuelë. Luke Danman tha në një video se ai dhe një koleg i tij ishin kontraktuar nga një firmë në Florida, për të marrë kontrollin e një firme në Karakas, e më pas për të dërguar presidentin e vendit Nikolas Maduros në Amerikë.
Autoritetet venezueliane arrestuan të hënën Danman-in, së bashku me kolegun e tij Airan Berri, e 11 të tjerë, në atë që e kanë quajtur “komplot shteti”, në tentativë për të hequr Nikolas Maduron nga pushteti. Gjatë marrjes në pyetje të transmetuar në televizionin shtetëror, Denman tha se firma, Silvercorp USA, kishte nënshkruar një kontratë me kreun e opozitës Venezueliane Juan Guaido për të kërkuar heqjen e Maduros nga posti presidencial.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka mohuar përfshirjen. Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha se akuzat e Maduro për një rol amerikan “nuk janë të besueshme” dhe administrata mbetet e përqendruar në “arritjen e një tranzicioni paqësor, demokratik në Venezuelë.”
Autoritetet Venezueliane thanë se ata arrestuan grupin nga qyteti i izoluar bregdetar Chuao, rreth 60 kilometra (40 milje) në perëndim të aeroportit të Caracas, pasi vendasit ngritën dyshime. Autoritetet publikuan foto të atyre që thanë se ishte varka e grupit, e ngarkuar me municion, armë dhe pajisje komunikimi. Tetë njerëz të përfshirë në të njëjtin operacion u vranë të Dielën në shtetin La Guaira, afër Caracas, tha qeveria e Maduros.
Gjatë një konference për shtyp televiziv virtual të Mërkurën, Maduro fillimisht tha se ai do të tregojë video të dy amerikanëve, por nuk përfundoi duke treguar një video të Berry. Ai tha se Venezuela do të kërkonte ekstradimin e Goudreau. “Donald Trump është shefi i drejtpërdrejtë i këtij komploti” shtoi Maduro.
g.kosovari