Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me ekspertët e Komitetit Teknik. Një mbledhje e cila mes qëllimeve të tjera, vjen si përgjigje për të gjithë ata që ditëve të fundit e kanë pasur këtë komitet në fokus të akuzave, me argumentin se nuk i njohin.
“Vendosëm të bëjmë live për publikun këtë mbledhje. Disa nuk kanë me çfarë të merren dhe merren me komitetin, kush janë, si janë, nuk i njohim, kush është kryetari i komitetit etj etj…Do dëshiroja tja jepja fjalën në fillim doktor Tritanit për të bërë një panoramë të përgjithshme të situatës aktuale”, u shpreh Rama.
Në mbledhje janë mjeku Tritan Kalo, Andi Koraqi, Najada Çomo, Silva Bino, Albana Fico, Skënder Brataj.
/e.rr